Ekipi bardh e kaltër nga Vushtrria ka realizuar edhe transferin e rradhës për këtë afat kalimtar.
I paralajmëruar minuta më parë si një transferë “bombë”, është tani Alban Rexhepi që ka nënshkruar edhe zyrtarisht për të bartur fanelën e Vushtrrisë.
Alban Rexhepi (23 vjeqar), i lindur në Gjilan, pjesë e shkollës së klubit futbollistik Drita nga Gjilani, debutues në moshen 17 vjeqare në ekipën e Dritës për të vazhduar karieren në ekipet tjera të superliges së Kosoves dhe të Shqipërisë, ish pjese e klubit KF Gjilani, KF Laçit nga Shqiperia, KF Ferizajit dhe tash se fundi pjesë e KF Llapit.
Klubi nga Vushtrria, i ka uruar mirëseardhje sulmuesit Alban Rexhepi.