Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Beqaj dhe Kryeministri: Do ta zhvillojmë Kosovën përmes investitorëve të rinj

    11/01/2019 | 14:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Besim Beqaj ka pritur sot në takim pune Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

    Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka pritur sot në takim pune Kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

    Në këtë takim, Ministri Beqaj njoftoi Kryeministrin për punët dhe aktivitetet e realizuara nga Ministria e Inoacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), si dhe njoftoi për aktivitetet të cilat pritet të realizohen gjatë vitit 2019 dhe vitet në vazhdim, transmeton lajmi.net.

    “Pata kënaqësinë që prita sot Kryeministrin dhe që biseduam për ‘Vitin Ekonomik’, të cilin e ka shpallur Kryeministri Haradinaj, dhe t’i bashkërendojmë aktivitetet tona e orientimet strategjike që do t’i kemi këtë vit”, deklaroi Beqaj.

    Ndërkaq, vlenë të përmendet se, Ministri Beqaj gjatë takimit njoftoi Haradinajn për agjendën e MIN, në fusha të caktuara, në të cilat është arritur përparim i theksuar.

    Kurse, Kryeministri theksoi se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, është një lajm i mirë, për arsye se ka arritë me qenë partner i bizneseve inovative, dhe t’i përkrahë ato duke qenë afër bizneseve për digjitalizim.

    “ Kishim një takim shumë të rëndësishëm. Ministri foli për modemin dhe përkrahjen për investitorët e rinj, sidomos ata që janë inovativ. Gjithashtu, u përmenden kompanitë e suksesshme dhe duke qenë kështu, unë i inkurajoj ta ndihmojmë Kosovën për arritjen e rezultateve përmes këtyre bizneseve, të reja e inovative, që të fitojmë brende të tjera”, u shpreh Haradinaj.

    Haradinaj theksoi rëndësinë e madhe që ka zhvillimi i vendit, e për të cilin tha se do të bëhet përmes punës së MIN.

    “Ajo që ishte interesante dhe që e përmendi edhe Ministri, është fakti se ne eksportojmë shërbime të këtyre bizneseve inovative e digjitale rreth 30 milion, dhe është i vetmi sektor ku bilanci është pozitiv, faleminderit shumë Ministër”, u shpreh Haradinaj.

    Përndryshe, Haradinaj tha se arsyeja e vizitës është se Qeveria e ka shpallur vitin 2019 “Vit Ekonomik”, duke deklaruar se MIN është një Ministri e rëndësishme, ngase biznesi dhe sektori ekonomik janë në perspektivë për Kosovën.

    Të dy u pajtuan për vazhdimin e përkrahjes së biznesit e ekonomisë, duke kërkuar përkrahje nga të gjithë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    • Vushtrri, Dyshohet se para 10 vitesh një burrë abuzoi seksualisht me një tjetër
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.