Ambasadori i Turqisë në Beograd Tanju Bilgiç ka thënë sot se pret që kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në qershor të vizitojë Serbinë, transmeton Gazeta Metro.
Në një takim me ministrin serve të arsimit, shkencës e zhvillimit teknologjik Mladen Sarcevic ai ka vlerësuar se bashkëpunimi i Serbisë e Turqisë është “më i miri në histori” në marrëdhëniet e dy vendeve, transmetojnë mediet serbe kumtesën e ministrisë serbe.
Ai ka thënë se ka mundësi edhe më të mëdha bashkëpunimi, ndërsa me ministrin serb kanë shqyrtuar mundësinë e hapjen e një shkolle turke në Beograd./gazetametro.net