Vëzhgueseve të Barcelonës nuk iu ka ikur zhvillimi i talentit kosovar, Edon Zhegrova.
Përveç emrave të mëdhenj që vazhdojnë të përmenden si shënjestër e Barcelonës, sot (e mërkurë) është raportuar nga mediat të ndryshme ndërkombëtare për interesimin e gjigantit katalunas në transferimin e yllit kosovar, shkruan portali IndeksOnline.
Bazuar në një raport nga ‘SportsMediaset’, skuadra spanjolle është njëra nga skuadrat e mdha së bashku me AC Milanin që ka shfaqur interesim të madh për të rekrutuar lojtarin mjaftë premtues që u harrua nga akademia e të rinjve Saint Truiden dhe që aktualisht luan te skuadra belge Genk.
Si një lojtar që është i gatshëm për të sulmuar në të dy anët, veçanërisht në krahun e djathtë, Zhegrova tashmë ka treguar klasin e tij dhe është pjesë vazhdimisht e lojtarëve të ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Në fakt, qysh pas debutimit të tij në muajin mars të vitit të kaluar, futbollisti tashmë ka arritur të bëjë tetë paraqitje.
Zhegrova madje shpesh krahasohet edhe me lojtarët më të mëdhenj në futboll dhe disa mdia i kanë dhënë edhe epitetin “Messi i Kosovës”./IndeksOnline/