Opoja është vendi i vetëm në Kosovë i cili ka refezuar ta festojë festën e vitit të ri kjo për shkak se nuk është festë fetare apo kombëtare, shkruan Kosova Post.
Fshati i cili gjindet në Jug të Kosovës, është fyer shumë këtë vit, për faktin se, banorët e këtij fshati kanë refuzuar ta festojn këtë festë.
Lidhur me këtë shqetësim, njëri prej banorëve të këtij fshati, ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në facebook, i cili shkruan se Opoja i ka traditat e zakonet e veta dhe nuk lë vend për diskutime të këtilla.
Ky është postimi i plotë:
”Si është e mundur të gjith kunder trevës me të paster qe ka kosova?
Do doja shum ta dija te vertetën, pse gjith kjo urrejtje?
Pse gjith ky mllef?
A behet kjo per interes të dikujt apo thjesht nga pa diturija per ket vend?
A e dini ju se Opoja është treva me e paster Etnikisht e Kosov?
Opoja Kosoves ja ka dhen dhe vazhdon ti jep djemt dhe vajzat me te mirë.
Opojalit jan Mjek Ingjinjera Ekonomista e Jurista Hoxhallar Gazetar etj…nder më tē miret ne vend.
Nuk e di si mund të jem arab kur Shtepija ime dhe Shtepija e Ymer Prizrenit
jan vetem 500 metra larg apo pse besoj ne Zot ky qenka problemi?”, shkruan Reshati njē banor i kēsaj pjese.