Bora dhe era kanë bërë që rruga e lagjes së Bunjaku në Mihaliq të bëhet e paqarkullueshme.
Por banorë të kësaj lagje të Mihaliqit nuk kanë pritur eskavatorët komunalë që të pastrohet bora, pasi me vetiniciativë janë angazhuar për këtë qëllim.
Ata kanë dalur në numër për të pastruar këtë rrugë dhe lehtësuar qarkullimin e veturave në këtë pjesë.