Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bahtiri kërkesë urgjente Haradinajt: Të ndërhyjë Njësia Speciale në Vallaq

    25/01/2019 | 19:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka bërë kërkesë urgjente Kryeministrit Ramush Haradinaj, nga i cili ka kërkuar që të ndërhyjë në veri, në mënyrë që t’iu mundësohet qytetarëve të Mitrovicës të furnizohet me rrymë pas djegies së trafostacionit në “Trepçë”

    I pari i Mitrovicës ka bërë të ditur se serbët e veriut po pengojnë kyçjen e rrymës për Mitrovicën në nënstacionin e Vallaqit.

    Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit:

    Kërkesë urgjente kryeministrit Ramush Haradinaj: Të ndërhyjë Njësia Speciale në Vallaq

    Qytetarët e Mitrovicës tash e katër ditë po përballen me mungesë të madhe të energjisë elektrike, problem i cili ka ardhur pas djegies së trafostacionit në ‘Trepçë’. Që situata të jetë edhe më e rëndë, po ndikon moti i acartë i cili po ua vështirëson jetën qytetarëve.

    Ekipet përgjegjëse për rregullimin e avarisë e kanë kryer punën e vet, duke përgatitur terrenin për kyçje në nënstacionin e energjisë elektrike në Vallaq, por që kyçja po pengohet nga serbët e instrumentalizuar prej strukturave famëkeqe në veri.

    Z. Kryeministër, shteti i Kosovës nuk mund të rrijë duarkryq përballë kësaj situate, por ju duhet të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe operative për ta mundësuar kyçjen e rrymës në Vallaq, ku nëse është e nevojshme duhet të intervenohet edhe me anë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

    Qytetarët e Mitrovicës në këto ditë të ftohta janari nuk mund ta durojnë situatën me mungesë të rrymës, prandaj shteti duhet të ndërhyjë sa nuk është bërë vonë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Konfirmon Policia: Katër të lënduar nga aksidenti në Kçiq të Mitrovicës
    • “Nxënës i shkëlqyer” – shkolla reagon për vdekjen e 15-vjeçarit në Bërnicë
    • Hamiti: Pozita ndërkombëtare e Kosovës është përkeqësuar fort, imazhi i vendit tonë është dëmtuar
    • Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës
    • Parashikimi i motit për sot
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.