Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Avni Arifi thotë se s’ka më dialog për interesat e Serbisë qysh ishte për 9 vjet

    27/01/2019 | 13:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, ka paralajmëruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë siç ishte për nëntë vjet radhazi. Arifi thotë se për afro një dekadë dialogu ishte vetëm në shërbim të Serbisë

    Ai ka cituar një deklaratë të Aleksander Vucicit dhënë për një medium serb, se dialogu e ka forcu shtetin serb dhe me bisedime kanë blerë kohë.

    “Një dialog çfarë ka pas Kosova nuk duhet të ketë më kurrë. Dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë. Këtë e konfirmon edhe presidenti Serb Vuçiç në intervistën dhënë revistës serbe Danas më 26/01/2019 citoj:

    ““Dialogu e ka përforcu pozicionin e Serbisë , me bisedime kemi ble kohë dhe jemi rikthyer në lojë” . Vuqiq, Danas 27/01/2019”, ka shkruar Arifi, transmeton Gazeta Express.

    Ndryshe ai ka thënë se Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu të tillë.

    Së fundmi në krye të ekipit negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë është Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Në dialog nuk janë përfshirë dy partitë më të mëdha opozitare LDK-ja dhe VV-ja.

    Takimi i radhës në Bruksel i palës kosovare me Federica Mogherini pritet të mbahet ditën e martë./Gazeta Express

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.