Atleti moldav, Dmitri Voloshin ka duruar temperaturat ekstremisht të ulëta të Siberisë për të mbledhur para për vajzën e tij të sëmurë.
Dmitri, vrapoi për 50 kilometra në vendin më të ftohtë të Tokës, qytetin e Oymyakon (rajoni Yakutia i Rusisë), ku temperaturat kanë shkuar deri në -71 ° C.
Kështu, Voloshin u bë atleti i parë i cili kreu distancën që kishte për të vrapuar në kushte ekstreme atmosferike pa ndihmën e ndonjë doktori.
Ai vrapo për rreth gjashtë orë në temperatura që i kalonin -60 gradë celsius ndërsa në trup mbante vetëm një maskë për frymëmarrjen dhe ishte i veshur deri diku hollë.
Pasi kaloi finishin, Voloshin u shpreh:
Në momentet më të vështira isha duke menduar për familjen time, e cila është e shqetësuar për mua. Dhe kur doja të ndalesha, mendova për vajzën time të vogël Eva, e cila po pret ndihmën time…”