Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Astronomi i Harvardit parashikon se si do të duket kontakti i parë me alienët

    20/01/2019 | 14:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Nuk mund t’ju them se si do të duket ky moment, por do të jetë shokues”.

    Avi Loeb, kryesues i Departamentit të Astronomisë në Harvard, ka kohë që është preokupuar me pyetjen nëse njerëzit janë të vetëm në univers. Ai ka spekuluar se radio- shpërthimet e shpejta mund të jenë mesazhe nga jashtëtokësorët, teorizuar rreth megastrukturave aliene, dhe ka sugjeruar që një objekt ndëryjor që kalonte përmes sistemit tonë solar mund të ishte një sondë nga një qytetërim tjetër.

    Tani, në një intervistë të re me revistën gjermane “Der Spiegel”, Loeb ka folur më shumë rreth mendimeve të tij rreth gjuetisë për jetën aliene – dhe çfarë nënkupton Kontakti i Parë për qytetërimin njerëzor.

    Nëse njerëzimi do të kontaktohej nga alienët, tha Loeb, ky mund të jetë një nga incidentet më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore.

    “Nëse mendoni për historinë e njerëzve, perspektiva ka ndryshuar ndërkohë që kemi evoluar – nga një individ i vetëm në një familje, një fis, një vend, dhe në fund gjetëm edhe kontinente të tjera me njerëzit që jetonin atje”, tha ai për “Der Spiegel”, transmeton “Koha Ditore”. “Nëse tani do të gjenim qenie të tjera jashtë planetit Tokë, ky do të ishte hapi më i madh ndonjëherë”.

    Se si do të dukej kontakti i parë, tha Loeb, kjo është pothuajse e pamundur të parashikohet për shkak të të gjitha mënyrave të ndryshme se si jeta mund të evoluojë jashtë Tokës.

    “Nuk mund t’ju them se si do të duket ky moment”, tha ai. “Por do të jetë shokues. Sepse jemi të paragjykuar nga përvojat tona. Ne imagjinojmë që qeniet e tjera të jenë të ngjashme me neve. Por ndoshta ato janë rrënjësisht të ndryshme.”

    Por kur “Der Spiegel” e pyeti Loebin se cili ishte alieni i tij i preferuar fiktiv, ai ishte më i përmbajtur.

    “Të jem i sinqertë, nuk më pëlqen fanta-shkenca personalisht”, i tha ai revistës. “E kam problem kur aksioni në një film i shkel ligjet e fizikës. Në ato raste, nuk mund ta shijoj eksperiencën në mënyrë estetike”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    • Edhe LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani
    • Edhe një përpjekje tjetër nesër, kuvendi lëshon njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive
    • Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.