Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Arrestime masive në Prishtinë pas aksionit të sontëm

    23/01/2019 | 23:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë operacionit të Policisë, ku është përfshirë edhe Njësia Speciale, që është zhvilluar sonte në kompleksin “Lesna” në Prishtinë, janë bastisur 10 lokale, kurse 16 persona janë shoqëruar në stacionin policor.

    Sipas asaj që raporton Kallxo.com Policia e Kosovës në 6 lokacione është gjetur drogë, kryesisht marihuanë.

    Sipas raportimit nga Policia thonë se gjatë operacionit janë konfiskuar 6 thika, një shufër metalike dhe 1 boks hekuri.

    Ndërsa, Inspeksioni Komunal i Prishtinës ka mbyllur 3 lokale për shkak të parregullsive në dokumentacion.

    Teksa po zhvillohej operacioni, drejtori rajonal i Policisë, Rexhep Sijarina, tha se operacioni në lokalet te kompleksi “Lesna” është ndërmarrë me urdhër të Gjykatës.

    Sipas Sijarinës, operacioni ka të bëjë me dyshimet për përdorim të narkotikëve, shitblerje të narkotikëve dhe kërkim të personave të dyshuar në kërkim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të nivelit botëror në Kampusin e Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi
    • Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – Policia jep detajet
    • E martë e vranët, herë pas here del dielli
    • Shi e borë, parashikimi i motit për nesër
    • Nga mërgimi në front: rrugëtimi i Agim Islamit, një jetë e lidhur me idealin e lirisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.