Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, thotë se mund ta heqin taksën përkohësisht ndaj shtetit serb në rast se fillojnë negociatat me një seriozitet me të madh.
Në të kundërten, sipas Arifit nuk ndryshon ky vendim i qeverisë.
“Ka qenë takim pak më ndryshe se të tjerët, sepse çdo javë kemi takim me ambasadorin amerikan. Takimin e sotëm mund ta përkufizojë vetëm si konstruktiv, për modalitetet e avancimit të dialogut, i cili si proces ka ngecur”.
“Nuk kemi pasur ultimatum. Pozicionet e të dy palëve janë të qarta për opinonin dhe nuk ka ndryshime”.
“Nëse mund të flitet për një seriozitet më të madh të bisedimeve, për shembull, nëse planifikohet të nisë nga data 1 shkurt deri më 28 shkurt atëherë mund ta pezullojmë taksën për atë kohë”, ka thënë Arifi në emisionin Rubikon të KTV-së.
Në anën tjetër vet kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett, tha se janë të interesuar për heqjen e taksës.