Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Andi Bejtja: Po të ishte aq i ndritur sa thonë, Gent Cakaj nuk duhej ta pranonte vetë këtë post

    29/01/2019 | 09:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndonëse me autorizim, Gent Cakaj është ulur tashmë në karrigen e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, por të shumtë janë kritikët ndaj tij. I ftuar në “A Show” në News 24, përballë Adi Krastës ishte sot gazetari dhe analisti Andi Bejtja, i cili pranoi hapur kundërshtinë ndaj Cakajt. Jo vetëm që ofendohen disa figura që kanë kontribuar në këto 100 vite të shtetit shqiptar, por mbi të gjitha tha Bejtja, nuk mund të imagjinonte se si një njeri aq i ri sa Cakaj të takohej me liderë botërorë si Macron e Kotzias.

    Bejtja: Më duket sikur po merremi me një djalë të ri në fakt…

    Krasta: Vërtet që nuk merremi edhe pse do të duhet të merremi, siç merren me të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës…

    Bejtja: Edhe unë u mora pak me të, në kuptimin që e ironizova pak jo se është djalë i ri dhe se mos është i papërgatitur. Po të ishte aq i ndritur sa thonë ai nuk duhet ta pranonte vetë këtë post. E para, është një ofendim dhe shmangie e investimit politik, diplomatik të mijëra dhe dhjetra, qindra, mijëra njerëzve këtu që kanë bërë në vite

    Krasta: Dhe të 100 viteve të fundit të shtetit shqiptar…

    Bejtja: E dyta, duke pasur parasysh moshën, ai nuk ka jetë. Nuk e imagjinoj dot Gent Cakajn sado gjeni të jetë të takojë Kotzias, Macron/ Gazeta Shqiptare.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.