Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Amir Rrahmani tegon pse zgjodhi Kosovën, e jo Shqipërinë

    15/01/2019 | 12:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Futbollisti i Dinamo Zgarebit dhe kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka qenë akter në miqësoren që ekipi i tij aktual e zhvilloi me Partizanin, ekipin e tij të dikurshëm, në Antalia

    Rrahmani, për të cilin shihej se në radhët e klubit tiranas vazhdojnë të kenë shumë respekt, iu përgjigj shumë pyetjeve që kanë të bëjnë me lojën e tij, ndër të cilat ishte edhe ajo pse zgjodhi të luajë për Kosovën, e jo për Shqipërinë në gara ndërkombëtare, bën të ditur Insporti.

    Sportske Novosti e Zagrebit e ka pyetur në mënyrë direkt nëse është akuzuar pse ka “kaluar” nga Shqipëria në Kosovë, në çka Rrahmani ka dhënë një përgjigje direkte.

    Sigurisht se po. Isha në ekipin kombëtar të Shqipërisë, por vendosa të luaja për Kosovën. Pashë që nuk do të kisha shumë hapësira në Kombëtaren shqiptare dhe ata nuk më shihnin ashtu siç unë dëshiroja. Isha në përgatitje për kampionatin Kampionatin Evropian, por nuk mora pjesë në këtë garë. Kjo ishte arsyeja që vendosa të luaja për Kosovën. Mendova: “Nëse nuk më llogaritin tani, kur do më llogaritin…”, transmeton Insporti nga deklarata e Rrahmanit.

    Rrahmani është startues te Kosova dhe ka qenë pjesë integrale e ekipit që fitoi grupin në Ligën e Kombeve, duke u vendosur në pozitë të favorshme për plasman në Euro 2020.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • “Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë
    • Nesër vazhdon seanca, tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit
    • 70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
    • Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.