Platforma për Dialogun me Serbinë do të procedohet në Kuvend menjëherë po sa të fillojë sesioni pranveror i Kuvendit, ka deklaruar sot bashkëkryesuesi i Ekipit Shtetëror të Dialogut, Shpend Ahmeti, transmeton Gazeta Metro.
Ahmeti ka treguar se kjo platformë do të përfundojë posa të fillojë sesioni pranveror në Kuvendin e Kosovë, ndërsa edhe njëherë bëri të ditur se nuk ka asnjë draft-marrëveshje me Serbinë.
Në lidhje me ‘draft-marrëveshjen’, Ahmeti ka thënë se këtë e kanë konfirmuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefja e BE’së për politika të Jashtme, Federica Mogherini, transmeton Gazeta Metro.
Kjo platformë e Dialogut me Serbinë është e bazuar në Kushtetutë ku parasheh njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ahmeti ka thënë se i kanë krijuar 6 komisione: Komisionin për të Zhdukurit, Komisioni për Prona, Trashëgimi Kulturore, për të Drejtat e Minoriteteve, Krimet e Luftës dhe Komisionin për Ekonomi.
“Nuk presim asnjë informatë shtesë. Kemi prit përgjigjet nga çdo institucion. Do ta dërgojmë kur të fillojë sesioni pranveror i Kuvendit. Ajo platformë është e bazuar në Kushtetutë dhe e dyta kjo platformë duhet ta thotë që nuk është dialog pa qëllim. Ky dialog e ka një qëllim që të sjellë njohjen reciproke. Nëse s’ka njohje për neve ky dialog nuk ka kuptim”, ka thënë Ahmeti../gazetametro.net