Edhe këtë javë vazhdojnë ditë të akullta dhe acar, të mërkurën reshje më të qëndrueshme bore.
Temperaturat e ajrit do të luhaten nën vlera mesatare. Minimalet nga -12C deri në -5C, e maksimalet nga -4C deri në -1C.
![](https://www.vushtrriaonline.net/wp-content/uploads/2025/01/kurtanii.jpg)
Në ditët e para të javës acari polar do të shtrihet mbi rajon duke zbritur temperaturat thellë nën vlera mesatare. Të hënën vende-vende reshjet e dobëta të borës do të vazhdojnë të bien.
Ditën e mërkurë një vorbull ciklonike nga Atlantiku verior me masa të ftohta arktike, pritet të depërtojë në jug të rajonit përmes Italisë, ku nën kushtet e favorshme, me masa të lagështa nga Mesdheu dhe të ftohtit e pranishëm në rajon, do të sjellë reshje më të qëndrueshme bore mbi tërë territorin e vendit, mirëpo që këto reshje nga dita e enjte pritet të pushojnë.
Ditëve në vijim, do të kemi një situatë meteorologjike më dinamike, e kohë pas kohe do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të përmirësojë cilësinë e ajrit. Ditën e martë, që nuk parashihet të ketë erëra fuqishme, dhe nën shtypjen e lartë atmosferike, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten edhe në të pashëndetshme.
8.01 – Në mëngjes acar dhe kthjellime. Mjegull në vise të ulëta. Ditën vranësirat do të shtohen.
9.01 – Ftohtë. Kryesisht vranët dhe me borë. Vende-vende reshje më intensive. Në mbrëmje reshjet e borës do të vazhdojnë nëpër lokalitete.
10.01-11.01 – Ditën e enjte ftohtë. Në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e dobëta bore. Gjatë ditës kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Ditën e premte mot shumë i ftohtë, me diell dhe vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
Edhe këtë javë vazhdojnë ditë të akullta dhe acar, të mërkurën reshje më të qëndrueshme bore.
Era do të fryjë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 1-10m/s.
Sipas Priashtina Weather, shtypja atmosferike do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale, por ditën e mërkurë, me afrimin e vorbullës ciklonike do të zbresë thellë nën këto vlera.