Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj plaçkitjeve që janë duke ndodhur në vazhdimësi në Kosovë. Ai ka thënë se për një muaj kanë ndodhur 14 plaçkitje, ku ka mbetur edhe një policë i vrarë dhe që kjo gjendje është e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Blic.
Ai ka shtuar se këto plaçkitje një herë filluar në banka, e tash nëpër punëtori e dyqane.
Shihni shkrimin e plotë:
A KA SHTET KËTU?
14 plaçkitje për 1 muaj – me një polic të vrarë në detyrë – s’është gjendje e zakonshme; është gjendje e jashtëzakonshme. Është gjendje frike, tmerri e anarkie.
E nisën njëherë me banka, tash plaçkisin markete, punëtori e dyqane. S’kalon ditë pa një lajm grabitjeje; në mes të vendbanimeve – në mes të ditës. Banditë të armatosur bëjnë rendin në rrugë; sillen të egër, të lirë e të paprekur – dhe shteti mbetet ende në gjumë.
Udhëheqësit e ministrisë, policisë, e intelegjencës kanë veçse një detyrë, të krijojnë minimalisht rend e qetësi. Nëse s’mund të bëjnë një gjë të tillë, le të lëshojnë rrugë për të tjerë djem e vajza që i japin këtij vendi erë shtet!