Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përmendur numrin e madh të kabinetit të Qeverisë Haradinaj, numër ky i cili, sipas tij, i shpenzon buxhetit të vendit 10 milion euro në vit, raporton Gazeta Blic.
Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se një qeveri me “5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, 80 zëvendësministra, 35 këshilltarë kryeministri, 55 këshilltarë zëvendëskryeministri, 147 këshilltarë ministrash, 80 këshilltarë zëvendësministrash; Vet të 400-tit. Paga, meditje, luks publik. Mbi 10 milionë euro shpenzime në vit”
Ndryshe, LDK gjatë mbrëmjes i ka kërkuar Kryeministrit, Ramush Haradinaj edhe dorëheqjen për shkak të numrit të madh të këshilltarëve në kabinetin e tij./Gazeta Blic