Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, se taksa ndaj Serbisë mund të hiqet.
“Taksa 100 për qind nuk është vënë për t’u hequr pa ndryshuar plotësisht rrethanat. Njohja e Serbisë për shtetin e Kosovës, sipas 17 shkurtit 2008, hap mundësinë për të diskutuar, jo anasjelltas. Siguria Kombëtare nuk vihet në kalkulime”, ka shkruar Ramadani.
Në një përgjigje me shkrim për The Washington Post, të premten, Thaçi tha se është “i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse një rrugë e qartë për të vazhduar drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare të Paqes me Serbinë është e hapur për Kosovën”.
Për këtë, ka reaguar edhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i cili ka thënë se Thaçi, s’mund të japë premtim për heqjen e taksës, pasi kjo taksë është vënë nga ai dhe Qeveria e Kosovës.