Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi i pyetur nëse taksa e vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina do të mund t’ia “hante kokën” kryeministrit, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse ai është i bindur në drejtësinë e veprimit të cilin e ka bërë, atëherë duhet t’i shkojë deri në fund edhe sikur kjo t’i kushtonte me zgjedhje, shkruan GazetaBlic.
“Unë mendoj që nganjëherë njeriu kur i bënë disa punë dhe është i bindur në drejtësinë e atij veprimi që e ka bërë, duhet t’i shkojë deri në fund edhe me kushtin që vendi të shkojë në zgjedhje,” – ka thënë Krasniqi.
Këto deklarata ai i ka bërë në intervistën e javës të “GazetaBlic”, ku ka folur për shumë tema me rëndësi. Ai vendosjen e taksës e ka quajtur si një hap të vonuar të Qeverisë derisa ka shprehur mëdyshjet e tij se janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato të cilat po kërkojnë largimin e kësaj takse të cilën e ka konsideruar si veprim të imponuar politik.
/ © GazetaBlic /