Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka lënë të kuptohet se partia e Isa Mustafës, nuk është e gatshme qe t’ia jap postin e kandidatit për kryeministër, liderit të Vv-së, Albin Kurti.
Në Debat Plus, Beqiri, ka komentuar deklarimet se VV, mund të futet në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, vetëm nëse kësaj të fundit i lihen kandidati për postin e kryeministrit shkruan GazetaBlic.
Beqiri, ka thënë se mund të ketë koalicion parazgjedhor me VV-në, vetëm nëse posti i kryeministrit është i rezervuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Edhe na ju themi, nëse doni me hi në koalicon, ne e kemi postin e kryeministrit”.
Përkundër kësaj, Beqiri ka shtuar se LDK, është e interesuar që në zgjedhjet e ardhshme të futet si e vetme në garë. Kjo për shkak, se sic ka thënë ai, sondazhet e fundit, po e nxjerrin këtë parti si më të votuarën në vend.
/GazetaBlic/