Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve festive të Vitit të Ri, në këtë qendër kanë kërkuar ndihmë 538 persona.
Në njoftim thuhet se ka qenë i lartë edhe numri i personave që pësuan lëndime në aksidente, derisa dy kanë ndërruar jetë.
Njoftimi i QKUK-së:
538 vizita në Klinikën Emergjente
Gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 538 persona morën shërbime mjekësore.
Në dhomën e reanimimit u trajtuan 172 pacientë, kishte 90 vizita kirurgjike, 161 vizita internistike dhe 78 raste ortopedike.
Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kërkuan 165 persona, 2 prej tyre nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra.