Nesër do të jetë një ditë edhe jo aq rëndomtë sportive marrë parasysh ndeshjen të cilën djelmoshat bardhë e kaltër nga Vushtrria do të zhvillojnë ndaj Vllaznimit të Gjakovës.
Marrë parasysh që në këtë ndeshje do të jenë prezent edhe tifozët e Vllaznimit, ndeshja pritet të jetë tejet interesante.
Kjo për faktin se Vushtrria nesër përfundimisht do të vulosë në rast fitoreje kreun e tabelës dhe titullin e kampionit vjeshtor.
Tashmë është mobilizuar i tërë qyteti për t’i dhënë përkrahje të pakusht klubi të zemrës, në ndeshjen e nesërme e cila do të vëzhgohet edhe nga ekspertë të UEFA-s është edhe më e veçantë.
Andaj më shumë se kurr tifozeria futbollëdashëse e Vushtrrisë do t’i dëshmojë edhe Evropës se këtu luhet futboll dhe lojë fer me tifozeri e kulturë sportive.
Ndeshja luhet nga ora 13.00.