Sot janë publikuar një mori sms që deputetët e PSD-së i kanë bërë me koalicionin qeverisës, për të siguruar votat për buxhetin.E pas këtyre sms-ve, ka ardhur reagimi i VV-së.Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se ata janë me fat që nuk i kanë më në Lëvizje personat e tillë që bëjnë pazare shkruan GazetaBlic.
Ky është reagimi i plotë i sajNë dhjetorin e vitit 2017 këta të ikurit fajësonin Albinin. Tani po dalin qëllimet e pretendimet e vërteta e të ndyra të tyre. Fat i madh që nuk janë në Lëvizje!Dhjetori i vitit 2018 po përmbyllet duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre.
Thonë që fundi e rikuptimson fillimin.