Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme është deklaruar për vrasjet në Istog. Ai ka thënë se shteti nuk duhet të frikësohet prej maskarenjëve.
“Duhet shteti mos mu tutë prej maskarenjve të poshtër”, tha Veseli.
Ndryshe, Veseli bashkë me profile të tjera të larta është duke dhënë dëshminë për rastin e Syrit të Popullit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Dje polici Izet Demaj u vra nga personi i armatosur i cili po tentonte të kryente një grabitje të armatosur në një bankë në qytetin e Istogut. Aty mbet i vdekur edhe grabitësi i dyshuar për vjedhje, Kamer Metaj.