Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për herë të parë është treguar i prerë se Republika e Kosovës nuk do të lejojë që t’i preket territori nga ana e Serbisë.
Në një konferencë për media, kryeparlamentari ka thënë se nuk do të lejon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq të vë në pyetje territorin e vendit tonë, shkruan Indeksonline
“Ne jemi në proces të dialogut. E kemi kushtetutën dhe territorin. Ditën kur presidenti serb e vë në pyetje një centimetër të tokës së Kosovës kemi me bë edhe ne pyetjen për pretendimet të cilat i kemi. Presheva, Medvegja dhe Bujanovci janë territore shqiptare dhe na nuk hekmi dorë prej shqiptarëve që janë atje. Por s’kemi pretendime për shkëmbim territore dhe as korrigjim”, është shprehur ai