Kryeparlamentari Kadri Veseli, gati dy javë pas votimit në Kuvendin e Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri, ka ftuar bashkëpartiakët e tij dhe ish-shefin e tij të partisë, Hashim Thaçin, që me shahirë e meze dhe raki, të festojnë për nisjen e këtij transformimi.
Në fotografi të publikuara në Facebook nga deputeti Bekim Haxhiu dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shihet edhe Bahtiri i AKR-së.
Lladrovci në përshkrimin e fotografive ka shkruar: “Sonte, edhe Agimi…”.
Madje, në darkën ku u mblodhën shumica e zyrtarëve të PDK-së ishte i pranishëm edhe protagonisti i Dosjes së Shefave, Adem Grabovci, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Insajderi.com