Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar rënien e dëshmorit të Prekazit, Ahmet Delia.
Ai tha se rënia e tij në mbrojtje të popullatës civile të sulmuar nga njësitet ushtarake serbe, në kujtesën tonë mbeti shembull unik i sakrificës për atdheun.
“I rekomandoj Presidentit Thaçi që Ahmet Delinë ta dekoroj me titullin Hero i Kosovës. Ne sot jemi të lirë falë sakrificave mbinjerëzore të së kaluarës.”, ka shkruar Veseli në Facebook.