Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka mbajtur fjalimin e tij para deputeteve të Kuvendit të Kosovës ku shpalosi punën e tij gjate këtij viti.
Presidenti në fjalimin e tij të fundvitit, i cili është obligim kushtetues, përmendi të arriturat e Kosovës dhe shtoi se viti qe kalon është një vit jubilar.
“Jam i lumtur dhe krenar te prezantoj te arriturat e Kosovës për këtë vit. Viti 2018 ishte vit jubilar pasi që shënuam dekadën e parë të shtetit të Kosovës, dhe me 10 ditë festive të shënuara në shkurt ishin ditë të duhura për të ditur se ku kemi qenë, ku jemi dhe ku po shkojmë. Nga një vend i shkatërruar nga gjenocidi i ushtruar nga shteti i Serbisë kemi ngritur në një shtet sovran dhe demokratik. Ne kemi arritur një rritje ekonomike te shpejtë, legjislacionin më të avancuar në rajon, me institucione të qëndrueshme dhe demokratike. Kemi arritur suksese në shëndetësi, arsim, kulturë, art”, tha Thaçi.
Thaçi përshëndeti përsëri votimin e demarkacionit me Malin e Zi, dhe përsëriti se nuk do të ketë asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.
“Viti 2018 shënuam një sukses të rëndësishëm për Kosovën siç është votimi i demarkacionin me malin e zi dhe që sakrifikuat me mundin e juaj qe e anuluam e asociacionit me shumicë serbe, që tingëllonte sikur themelimin e një Republike Serbe në Kosovë. Si president i vendit zotohem se nuk do te themelohet një shtet asociacioni me elemente ekzekutive që do ta defunksionalizonte gjendjen në vend”, tha ai.
Në këtë rast, presidenti përmendi edhe takimet të cila i mbajti me burrështetasi brenda dhe jashtë vendit.
Ai shtoi se në të gjitha forumet ka bërë të ditur se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe paqe.
Thaçi kujtoi edhe largimin nga jeta te personaliteteve me ndikim ne vend e gjithashtu dështimet e diplomacisë kosovare.
“Në këtë vit kemi pasur momente te renda. Kemi humbur shumë të respektueshmit Adem Demaçin dhe Fadil Vokrrin dhe nuk ka fjalë për këto humbje dhe do ta ruajmë kujtimin dhe do të punojmë për ta. Është edhe mos anëtarësimin e Interpol por edhe për vonimin për liberalizimin e vizave nga shtetet anëtare të BE-së”, tha presidenti.
“Jemi përballur me dhimbje të vjetra. Ka dekoruar Vasfije Krasniqi- Goodman e cila rrëfeu përjetimin e saj, vuajten nga shteti serb”, tha ai.
“Jam ndjerë krenar për arriturat e këngëtareve, artisteve, sportistëve e futbollistëve, xhudistëve, që tashmë është bërë e gjatë lista që t’i përmendimin një nga një”, tha Thaçi.
Ai në këtë seancë tha shpesh është ndier i vetmuar në angazhimin e tij për themelimin e ushtrisë së Kosovës.
“Por, jam i lumtur që më në fund i tërë spektri politik i Kosovës u bë bashkë rreth këtij synimi për transformimin e FSK-së. Ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u them se ata e kanë merituar që moti këtë. Me punën e tyre, me profesionalizmin e tyre, ata që moti janë ushtarë të Kosovës”, shtoi ai.
“Tani është koha ta fitojmë edhe paqen me Serbinë. Prandaj e mirëpres themelimin e Ekipit Negociator nga Kuvendi i Kosovës dhe fillimin e punës për marrëveshjen me Serbinë. Kjo marrëveshje duhet të jetë përfundimtare, gjithëpërfshirëse, e arritur në proces paqësor e të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian dhe mbështetur plotësisht nga SHBA-ja”, tha mes tjerash presidenti.
Thaçi gjatë fjalimit të tij theksoi se Kosova zotohet se do ta arrijë marrëveshjen finale me Serbinë.
“Lidershipi dhe qytetarët e Kosovës presin me padurim bekimin e kësaj marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, nën lidershipin tuaj president Trump”, ka thënë presidenti.