Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka dekoruar me Medaljen Presidenciale disa prej oficereve të parë të UÇK-së.
Thaçi tha se Kosova e kishte krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës para se ta shpallte pavarësinë e saj dhe që, sipas tij, ushtria është meritë e të gjithëve.
“Kosova e kishte krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, para se ta shpallte pavarësinë e saj. Një dekadë pas, në këtë fundvit kur unanimisht në Kuvend u votua krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë i dekorova disa prej oficerëve të parë të UÇK-së. Këtë medalje, sot e ndava për Kadri Kastratin, Binak Gashin, Mahir Hasanin, Mensur Kasumin, Hysni Ahmetin dhe dëshmorin Agim Qela. Ushtria e Kosovës është meritë e të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.