Sot shënohet ditëlindja e presidentit Ibrahim Rugova, i cili njihet si një ndër udhëheqsit karizmatik dhe vizionar të shqiptarëve gjatë viteve 90-të.
Me këtë rast disa fjalë të mëdha i ka dhënë edhe Xhafer Tahiri, i cili vjen po i nga subjekti politik që Rugova qëndroi në krye të tij deri kur ndërroi jetë më 2006.
Ai e ka quajtur Rugovën si Lider që udhëhoqi dhe bashkoi popullin drejt ëndrrës së tij për liri e pavarsi.
Në vijim gjeni të plotë postimin me fjaët që kryetari i Vushtrrisë ia dedikoj Rugovës.
Postimi i plotë:
Dr. Rugova, ndërroi tërësisht raportet e Kosovës me fqinjët dhe perëndimin, çmontoi një sistem të tërë politik e ideologjik që prodhonte histori, politikë dhe vizion negativ për shqiptarët dhe bashkoi e udhëhoqi popullin e tij drejt ëndrrës së lirisë e pavarësisë. Ky është Lideri, Presidenti Dr. Ibrahim Rugova