Studentët e Universitetit të Prishtinës do të protestojnë kundër BE’së për shkak të mosliberalizim të vizave.
Studentët do të protestojnë të hënën në ora 11:00, ku do të mblidhen para fakultetit filozofik, shkruan gazetametro.net
Më pas ata do të mblidhen para zyrës së BE’së, për të kryer një aksion simbolik.
Studentët do të shprehin pakënaqësinë e tyre, ku edhe pas plotësimit të 95 kritereve të kërkuara për liberalizim, megjithatë ende nuk ka shenja se vizat do të hiqen, kjo për shkak të skepticizmit të disa vendeve anëtare të bllokut.
Njoftimi i studentëve:
Të nderuar kolegë/kolege Të hënën në ora 11:00 tubohemi para fakultetit filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyres së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne studentet. MJAFT NA IZOLUAT, EDHE SA KRITERE NA DUHEN?! Me anë të kësaj proteste kërkojmë llogaridhënie nga BE-ja.
Pas plotësimit të 95 kritereve për liberalizim të vizave, kërkesa jonë për liberalizim ende nuk u realizua, madje si një ndër kriteret më të rëndësishme u caktua votimi PRO demarkacionit me Malin e Zi, votim i cili iu imponua deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga zyrtarë të lartë të BE-së. Po ashtu do ti bëjmë një dhuratë simbolike Znj. Mogherini një kuti të votimit me pasaportat tona të pavlera si një shënjë për izolimin që po i bën shtetit tonë Kosovës. Dhe kam një pyetje për Znj. Mogherini… A ËSHTË IZOLIMI VLERË E BE-së? /gazetametro.net