Njëri prej themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje, Shkelzen Gashi ka reaguar pas rrjedhjes në publik të bisedave ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Pal Lekajt e Bilall Sherifit për votimin e buxhetit.
Gashi e ka fajësuar për këtë gjë edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Sipas tij, edhe Albin Kurti është përgjegjës për siç ka thënë “këta kriminelët e psd-së dhe ca kriminelë të tjerë që janë akoma në vv”, raporton gazeta Blic.
“kur i shoh këta kriminelët e psd-së dhe ca kriminelë të tjerë që janë akoma në vv, e urrej albin kurtin çfarë kriminelësh ka kriju :(“, ka shkruar ai.