Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka komentuar deklarata e shumta në drejtim të partisë që ai e udhëheq që në shumicën e rasteve e kanë si temë kryesore atë se pse kjo parti nuk po i bashkohet Qeverisë së tanishme.
I ftuar në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Ahmeti ka komentuar këto deklarata duke i dhënë një ‘goditje’ të lehtë partisë që dikur ka qenë pjesë e saj.
Ai ka thënë se nuk është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila mund t’u tregojë atyre se kur duan t’i bashkohen qeverisë derisa është shprehur i çuditur me letrën që këta të fundit ia kanë dërguar përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.
“Se nuk duam ne me qenë pjesë e Qeverisë. Besoj që Vetëvendosje s’mund të na tregojë se a duam të hyjmë apo nuk duam të hyjmë. Por mua çuditshëm më duket se edhe VV edhe LDK i dërgojnë letër Mogherinit. Unë e di Vetëvendosjen se çka kemi thënë na për Bashkimin Evropian dhe ndërmjetësimin dhe dialogun”.
“Prej “Jo negociata, Vetëvendosje” në po dialogut por po thonë nuk është ky ekipi. Vendin e kanë, nuk kemi insistuar ne me që bashkë kryesues, nuk shkruan kurrkund PSD në rezolutë e as në ligj”.
“I kemi thënë edhe LDK-së, hajdeni merreni bashkë kryesimin, i kemi thënë Vetëvensdojes bëhuni pjesë e procesit. Me refuzu me thonë s’po dojna knej po thonë po dojna zgjedhje, tash Isa Mustafa po thotë jo zgjedhje – s’ka përmend zgjedhje veç ka kërkuar që të jetë në legjitimitet pra nuk po e di saktë se çka dëshirojnë. A janë për dialog apo jo. Kush po i ndal me marrë përgjegjësinë në dialog qysh pe kërkojnë. Se edhe me shku në zgjedhje sot, Hashim Thaçi edhe më tutje mbetet president, nuk bien si President”.
Për refuzimin e LDK-së dhe Vetëvendosjes që të bëhen pjesë e ekipti diallgues, Ahmeti ka thënë se ato nuk duan që të marrin përgjegjësi.