Disa nga simptomat e sëmundjes së kancerit Kanceri është sëmundje dhe një fjalë, që askush nuk ka dëshirë ta dëgjojë. Në të vërtetë sa më heret që diagnostifikoheni aq më heret fillon trajtimi dhe jeta juaj mund të kthehet në normalitet. Nëse i njihni simptomat dhe faktet lidhur me këtë sëmundje është mënyrë e mirë për të kuptuar se diçka me ju nuk është në rregull dhe ju e keni zbuluar më heret, shkruan Signsyou.
Më poshtë mund të gjeni 6 shenja që tregojnë se ju mund të keni kancer, transmeton rtv21.tv.
Humbja e pa qëllimshme e peshës
Vetëm nëse merreni me një aktivitet dhe dëshironi të humbni peshë, në të kundërtën nëse humbni shumë kilogram në mënyrë të rëndomtë, këshillohet ta vizitoni menjëherë doktorin. Nëse jeni minus 10 kilogram nga pesha juaj normale, pa ndryshuar dietën ose rutinën e ushtrimeve, gjithmonë konsultohuni me doktorin.
Ndryshimet në lëkurën tuaj
Është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësi lëkurës tuaj, jo vetëm në raste kur keni akne ose pika nga lindja. Shumicën e kohës lëkura e verdhë, e kuqe ose e errët, mund të jetë shenjë që diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj. Kjo nuk do të thotë se në të gjitha rastet është kancerogjene, por është mirë t’i kushtoni kujdes dhe të vizitoni doktorin.
Dhimbje e padurueshme
Varësisht nga lloji i kancerit mund të përjetoni dhimbje të njëjtë me ato të ciklit menstrual në ato zona ku zakonisht ndodhin këto dhimbje. Por ka edhe lloj kanceri që nuk ndjeni fare dhimbje.
Të çarat që nuk shërohen
Duke filluar nga të çarat brenda gojës, që nuk shërohen deri te të tjerat që në asnjë mënyrë nuk zhduken, të gjitha këto shenja tregojnë se sistemi i imuniteti tuaj nuk po funksion si duhet. Në anën tjetër këto shenja mund të jenë edhe paralajmërim për sëmundjen e kancerit.
Gjakosje pa arsye
Nëse në mëngjes ju del gjak nga goja atëherë gjendja juaj nuk është normale por e çrregulluar. Është shenjë që ju duhet ta vizitoni doktorin. Sëmundja e kancerit shpesh herë merrë kohë për tu zbuluar dhe për të parë këto shenja. Nëse shihni ndonjë ndryshim në trupin ose gjendjen tuaj, konsultohuni sa më parë me një profesionist./21Media