Sot, në orën 10.30, “MC-12 Liberty”, një avion special i Forcave Ajrore Amerikane, është ulur në aeroportin e Prishtinës, që ka për qëllim zbulimin, regjistrimin, përgjimin nga ajri të forcave armike.
Sipas mediave serbe duke u bazuar në burime të mirëfillta nga shërbimet serbe të sigurisë, avioni amerikan u ngritë nga aeroporti i Prishtinës në orën 13.15 dhe mbas dhjetë minutave filloi patrullimin mbi verioun e Kosovës.
Përveç regjistrimit të situatës në veri të Kosovës, ky avion i veçantë i forcave të armatosura të SHBA ka për qëllim të vëzhgojë pozicionin e ushtrisë serbe në Rashkë dhe Kopaonik.