Pas raporteve dukshëm të ftohura në mes tij dhe presidentit Thaci, Sami Lushtaku i ka shkuar në zyre këtij të fundit.
Presidenti Thaçi sot dekoroi dëshmorin për lirinë e Kosovës, Fadil Gjoka. Thaçi çmoi kontributin e Gokajt dhe tha se ishte pjesëmarrës në aksionet e para kundër forcave policore serbe, shkruan gazetametro.net
”Me urdhrin “Hero i Kosovës”, sot dekorova dëshmorin Fadil Gjoka, një prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së. Fadili shquhej për guximin e tij edhe si pjesëmarrës i aksioneve të para kundër forcave policore serbe”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Por, ajo çka mund të vërehet në fotot e dekorimit, është edhe prezenca në zyre të presidentit e ish-kryetarit të Skenderajit, Sami Lushtaku. Kjo mund të duket paksa befasi, kur kihet parasysh se raportet mes Thaçit dhe Lushtakut sikur ishin ftohur tashmë.
Madje, vetë Lushtaku kishte thënë se ‘Thaçi i ka harruar’. Ndërkohë, tani duket se janë relaksuar raportet mes të dyve.
Pas darkës në Mitrovicë ku dukeshin të gjithë në harmoni me Thaçin, sot Lushtaku ka shkuar sërish në zyrën e presidentit. Arsyeja për këtë është pikërisht dekorimi i dëshmorit të rënë për lirinë e Kosovës, Fadil Gjoka. /gazetametro.net