Edhe sot kanë vazhduar aksionet humanitare në Vushtrri, ku këtë herë ata që u ndihmuan nga aktiviteti bamirës i kryqit të kuq ishin një kategori e ndjeshme e shoqërisë sonë.
Janë pikërisht të moshuarit që janë të vetmuar e të cilëve sot u kanë dalë në ndihmë vullnetarët e Kryqit të Kuq në Vushtrri.
Këta të moshuar janë ndihmuar me rroba e ushqim në prag të ndërrimit të moteve, duke ju dhënë kështu përveçse një ndihme të vogël edhe një kurajo dhe ngrohtësie se dikush mendon për ta.