Ka rrëshqitur dheu në rrugën që i lidh Zubin Potokun me fshatin Dren ku si pasojë e kësaj është bërë e pakalueshme.
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se janë duke i marrë masat e duhura.
“Fillimisht për të rritur sigurinë për pjesëmarrësit në komunikacion është sinjalizuar vendi me shenjat që paralajmërojnë rrezikun, ndërsa kompania ka filluar të marrë masat për sanimin e rrëshqitjes dhe kthimin e normalitetit në ketë segment rrugor”, thuhet në deklaratë.
Ministria ka apeluar te qytetarët për të gjetur rrugë alternative duke rekomanduar të shmangin frekuentimin në këtë pjesë deri në zgjidhjen e problemit. /Lajmi.net/