Një shpërthim i madh në një trafostacion të enjtën në mbrëmje i ka dhënë qiellit në New York një ngjyrë të kaltër.
Kjo ngjarje ka nxitur shumë komente dhe spekulime nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Disa madje menduan se në Amerikë kanë zbritur jashtëtokësorët.
Përndryshe, disa komentues besuan se ndriçimi i qiellit me ngjyrën e pazakonshme është një dukuri mbinatyrore.
Sidoqoftë, paqartësitë i largoi policia e qytetit, e cila përmes një njoftimi në Twitter njoftoi se drita e çuditshme është shkaktuar nga shpërthimi i një transistori elektrik në lagjen “Astoria”.
Ky shpërthim shkaktoi ndërprerje të energjisë në aeroportin “La Guardia”, i cili i njoftoi udhëtarët që të jenë të përgatitur për vonesa të mundshme të fluturimeve, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.