Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në një shkrim ekskluziv për gazetën “Zëri”, ka kritikuar qeverinë e Kosovës.
Sipas tij qeveria “Haradinaj”, ndonëse formalisht nuk e ka si pjesë Listën Serbe, sipas Kurtit përmbajtësish është duke e zbatuar pikë për pikë programin e saj.
“E në të njëjtën mënyrë asgjë nuk do të kushtonte për Vuçiqin një qeveri e Kosovës, e cila formalisht nuk e ka si pjesë Listën Serbe, por përmbajtësisht e zbaton pikë për pikë programin e saj”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai ka thënë që Vuçiqit nuk i kushton asgjë humbja formale nga Kosova. Sipas tij Vuçiq në sytë e botës po e luan viktimën, për taksën 100 për qind.
“Fundja, për Vuçiqin nuk kushton asgjë të pësojë humbje formale për sa kohë që thelbi mbetet i njëjti. Ndërkohë që ai në sytë e gjithë botës luan viktimën, nga taksa 100% janë të përjashtuara edhe shumë produkte të tjera, të konsideruara si prodhim “kompanish të mëdha” e duket që edhe energjia elektrike eskivon taksën?
Apo a nuk është premtimi për ushtrinë e Kosovës qesharak për sa kohë që pushtetarët vjedhës nuk lënë hapësirë për buxhet dinjitoz për ushtrinë, ndërkohë që Serbia buxhetit vjetor prej 500 milionë eurosh për ushtrinë e saj ia shtoi edhe 300 milionë për armatim të ri?”, ka shkruar tutje Kurti.