Partia e Shpend Ahmetit, PSD-ja, po e sheh veten gjithnjë e më afër partive në pushtet.
Deputeti i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se kanë ofertë tash e një vit për t’iu bashkuar Qeverisë, por, sipas tij, kjo nuk do të ndodhë derisa PDK-ja është pjesë e saj.
Megjithatë, ka treguar për afërsitë e PSD-së me partitë në pushtet.
Ndërsa, shefi i deputetëve të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se e kanë kushtëzuar votën për buxhetin me plotësimin e 5 kushteve.
Votimin e rezolutës në Kuvend dhe bashkimin e Shpend Ahmetit me Fatmir Limajn, për të bashkëkryesuar ekipin negociator për dialogun, kjo parti e sheh si kthim të vendimmarrjes në Kuvend për këtë proces.
Deputeti Molliqaj publikimin e bisedave me deputetë dhe ministra për pazaret rreth votimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, i ka quajtur normale dhe se, sipas tij, s’ka asgjë për të fshehur.