Përderisa në Kosovë janë vendosur taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, qytetarët kanë produkte të shumta vendore të cilët mund t’i konsumojnë.
Kosova gjithnjë e më shumë po prodhon produkte të shumta, duke bërë kështu të mundshme t’i zëvendësojmë produktet serbe.
Por përveç tregut brenda Kosovës, produktet vendore po gjejnë hapësirë edhe nëpër tregjet e vendeve evropiane.
Sipas një lexues të Indeksonline, në Suedi, krahas produkteve të vendeve të ndryshme evropiane, mund të gjenden edhe ato kosovare./Indeksonline/