Policia e Kosovës ka sqaruar se autobusi me ‘Ndihma nga Serbia’, është ndalur pasi që kanë pasur informacione se tendenca nuk ka qenë humanitare por të protestohet në Mitrovicën e Veriut, përcjellë gazetametro.net
Në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 13:05, ia ka refuzuar hyrjen një autobusi të firmës “Kolasin Prevoz” me targa BG, i cili kishte ardhur si linje e lirë (jo e rregullt) nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës.
“Në autobusin i cili kishte ardhur pa pasur linjën e regjistruar të qarkullimit, iu është refuzuar hyrja (28) njëzet e tetë personave, kryesisht gra, të cilat janë prezantuar si ‘Unioni i Grave në (Vraçar) Beograd’, të cilën e përfaqësonin gra me profesione të ndryshme”, thuhet në komunikatë, gazetametro.net
Sipas informacioneve të siguruara nga Policia dhe deklarimit të tyre, njëri nga qëllimet kryesore të kësaj vizite, e këtyre personave ka qenë mbajtja e një proteste në Mitrovicë Veri, andaj bazuar në procedurat e parapara ligjore, në pajtim me ligjin për kontroll dhe mbikëqyrje të kufirit, të njëjtëve iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, për arsye se kanë paraqitur kërcënim për rendin dhe sigurinë e vendit shkruan në komunikatë.
Një zyrtar i organizatës ka deklaruar se “ndihmat kanë për destinacion nënat lehone dhe fëmijët e posalindur. Jemi ndaluar me një urdhër të veçantë nga Prishtina dhe tashmë jemi duke u kthyer për Beograd”, ka thënë Zlatan Elek, pjestarë i këtij aktiviteti.
Kemi pasur kërkesa që qendrës shëndetësore në Mitrovicë ti ndihmojmë me dhe me barna dhe boca oksigjeni dhe furnizime tjera të nevojshme, por që Mitrovica e Veriut, ka mungesë dhe nuk ka furnizime më shumë të qëndrojë se 7 deri më së shumti 10 ditë.
Në mesazhin që bartë kjo organizatë shihet edhe pjesa e propagandës që bartë ky ‘aktivitet humanitar’, që lidhet me natalitetin, kujdesin dhe oksigjenin e serbëve në Veri që i dedikohet konzumit të tyre të brendshëm, mediatik, duke dashur që të ipen mesazhe se Veriu pothuajse është i rrethuar nga shqiptarët. Ky edhe ka qenë dyshimi kryesor i Qeverisë së Kosovës që për Gazetën Metro ka konfirmuar se ka mungesë të barnave apo problem me çfardo furnizimi, nga pjesa jugore për komunat në Veri.
Poashtu Lista Serbe, ka paralajmëruar protesta të hënën në Mitrovicë, që bënë edhe më të qartë tendencën e ‘ndihmave nga Serbia’ në Jarinë. /gazetametro.net