Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vetëm njëzet e katër orët e fundit janë shkaktuar gjithsej 84 aksidente në vendin tonë.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se një prej këtyre aksidenteve ishte me pasoja fatale, ku një person ka gjetur vdekjen.
Ndërsa, 24 aksidente ishin me të lënduar dhe 59 të tjerë pa të lënduar.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në qytetin e Suharekës.