Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    PDK mirëpret qëndrimin e Isa Mustafës për dialogun

    25/12/2018 | 20:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot përmes një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje për unitet në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Ai tha se pa trashëgiminë e rezistencës së Ibrahim Rugovës dhe atë të dalë nga UÇK nuk ka marrëveshje finale me Serbinë. Mustafa ka bërë thirrje që të punohet bashkërisht për të ndërtuar atë për të cilën është punuar deri më tani.

    E këtë mesazh të Mustafës e ka pritur mirë edhe Partia Demokratike e Kosovës.

    Nënkryetari i saj, Rexhep Hoti ka thënë se e ka lexuar me vëmendje qëndrimin e Mustafës dhe se sipas tij, ishte një pikëpamje e shkurtër e përmbledhur e ngjeshur dhe e cila i shkon një burrështetasi të vërtetë, pavarësisht në qoftë se ai ndodhet në opozitë apo në pushtet.

    Hoti për Indeksonline ka thënë se pajtohet me atë që e ka thënë kreu i LDK-së përkitazi me çështjen e dialogut.

    “Ishte një pikëpamje e shkurtër e përmbledhur e ngjeshur dhe e cila i shkon një burrështetasi të vërtetë, pavarësisht në qoftë se ai ndodhet në opozitë apo në pushtet. Pajtohem me atë që ka thënë Mustafa” ka thënë Hoti.

    Ai ka thënë se se nuk mund të përmbyllet dialogu pa LDK veçmas. Sipas tij, LDK është parti e cila në vetvete ngërthen shumë pasuri, duke filluar nga nisja e saj si Lëvizje.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.