Lëkundje sizmike janë regjistruar ditën e sotme në Tiranë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2. Epiqendra ka qenë në Zall-Bastar në një thellësi 10 kilometra nëntokë.
Nga lëkundjet sizmike nuk ka dëme materiale. Edhe ditën e djeshme, vendi ynë u godit nga një tërmet 2.8 ballë. Epiqendra ka qenë në Velipojë në një thellësi 6 kilometra nëntokë, shkruan Tv Klan.