U martua para 17 viteve me mesitni. Por martesa e Zejnullah Tërstenës nga Ferizaj me A. Hoxhën, 33 vjeçare, nuk zgjati më shumë se 17 vjet. Ajo, më 29 nëntor, u largua nga shtëpia duke lënë pas 5 fëmijë. I madhi 16 dhe i vogli 7 vjet. Burri i saj, Zejnullahu, e ka lajmëruar rastin në polici, ndërkohë thotë se gruaja i doli nga shtëpia të etjen që lamë pas. Policia po i vazhdon hetimet. Vendndodhja e 33 vjeçares ende nuk dihet
Policia e Kosovës është në kërkim të A. Hoxhës, 33 vjeçare, nga Ferizaj. Ajo u raportua e zhdukur të enjten që e lamë pas nga ana e bashkëshortit të saj, Zejnullah Tërstenës. Ai thotë se gruaja i doli nga shtëpia pasditen e së etjes, duke e marrë vetëm një pallto me vete, e duke i lënë 5 fëmijë dhe burrin në shtëpi.
Gazeta Express, të hënën, ka qëndruar në shtëpinë e Zejnullahut. Ai ka dhënë detaje rreth martesës me gruan e tij.
Zejnullahu thotë se dyshon që gruaja i doli nga shtëpia për një njeri tjetër. Ai dyshon se ajo ka krijuar lidhje me një person dhe se me të njëjtin ajo është larguar. “Ajo nëse nuk ka dashtë me nejtë, mos të rri. Me zor kërkush, kërkond nuk mund me e ndal. Nga data 29 ajo ka dal nga shtëpia. Unë me të kamë qenë i martuar që 17 vite. Më herët ia pata zanë dy telefona, pa karta kishin qenë ata. Aty pata ushtru dhunë në të. Unë i pata thanë nëse ka naj sen, i pata thanë trego”, tregon Zejnullahu.
Por, tutje, Zejnullahu tregon se gruaja e tij, fshehtas tij, i kishte mbajtur disa telefona me vete. Madje ditën kur ajo u largua nga shtëpia, ai tregon se ajo kishte qenë duke folur më dikë në telefon.
“Unë javën e kalume erdha në shpi. Gruaja ke te shporeti i druve. Unë e pash që ajo gjuajti diçka pas shporetit. Kur u afrova po e shohë, një telefon e kishte gjujt aty. Ajo në ato fjalë, iku nga dhoma. Unë thashë shkoi jashtë shtëpisë. Unë në atë moment shkova te miqtë (familja e grusë), me iu tregu se cka ka ba ajo. Por ajo, kur kam dal unë ishte kthy në shtëpi e ka marrë një pallto edhe është larguar. Më që nga ajo ditë, ne atë nuk e kemi pa”, tregon ai.