Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
“Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare.