Kryetari i AKR-së dhe zëvendëskryeministri i Kosovës ka nderuar figurën e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Behgjet Pacolli ka thënë se sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim por dhe kundërshtarët e tij e ndjejmë nevojën për të.
Ky është postimi i plotë i Pacollit në ditëlindjen e 74-të të presidentit Rugova.
“Sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së Ibrahim Rugovës, aq më shumë ne që e adhuronim, por dhe kundërshtarët e tij e ndjejmë nevojën për të, me idetë, frymën dhe vizionin rugovian. Gjithmonë e më shumë themi për problemet e mëdha: për këtë çështje, Rugova mendonte kështu! Kjo është përjetësia! Lavdi figurës së Arkitektit të Pavarësisë dhe Shtetësisë sonë!”